FED, kryefjala e javës – Në fokus të investitorëve, vendos të mërkurën

Gjatë javës së ardhshme, fokusi i investitorëve në çdo cep të globit do të jetë i drejtuar kryesisht nga Rezerva Federale dhe vendimi i radhës në politikat monetare.
Gjatë takimit të së Mërkurës nuk pritet që të ketë vendim të qartë, por vetëm sinjale për kohën e ndërhyrjes së radhës.
Fokusi kryesor i investitorëve do të jetë te leximi që Janet Yellen do t`i bëjë ecurisë së inflacionit.
Tregjet presin një ndërhyrje në muajin e fundit të këtij viti, dhe sinjalet që do të vijnë nga takimi i së Mërkurës janë mjaft domethënëse.
Norma e inflacionit në Shtetet e Bashkuara ka qenë e ulët, dhe larg objektivit të bankës, por me shumë gjasa, Yellen do ta konsiderojë këtë thjesht si një situatë të përkohshme.
Së bashku me Rezervën Federale, në fokus të investitorëve gjatë javës së ardhshme do të jetë edhe tregu i këmbimit valutor, mjaft i ndjeshëm ndaj ndryshimit të kursit të politikave monetare.
Roel Korkuti/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.