FED, në mision “vetëvrasës” – Powell shpreh shqetësim. Borxhi qëndron i lartë, interesat rriten
Kryetari i sistemit bankar qendror në Shtetet e Bashkuara, Jerome Powell tha se është i shqetësuar për fryrjen e nivelit të borxhit në vend. Borxhi ka arritur nivele alarmant dhe pjesa më e madhe zotërohet nga publiku.
“Jam shumë i shqetësuar në lidhje me këtë. Nga perspektiva e Rezervës Federale, ne po shohin gjatësinë e ciklit të biznesit. Destabiliteti afat-gjatë fiskal i Qeverisë Federale të Shteteve të Bashkuara, nuk është diçka që do ketë efekt në vendimet tona politike. Megjithatë, përbën një çështje në të ardhmen që do të përballemi”, tha Powell.
Komentet e kryetarit të Rezervës Federale vijnë ndërkohë që deficiti vjetor i Shteteve të Bashkuara arrin një nivel rekord prej 1 trilionë dollarë, diçka që shumë ekonomistë thonë se do të sjellë trazira në gjeneratat e ardhshme.
Deficiti vjetor ka kaluar 1 trilionë dollarë më përpara, por asnjëherë gjatë një periudhe të rritjes së qëndrueshme ekonomike, gjë që ngre shqetësimet se çfarë do të ndodh nëse afron recesioni.
Borxhi total i Shteteve të Bashkuara qëndron në rreth 21.9 miliardë dollarë, nga e cila $16 trilionë zotërohet nga publiku.
Pjesërisht për shkak të tkurrjes monetare nën drejtimin e Jerome Powell, kosto e interesit për këtë borxh mund të bëhet një barrë e pashmangshme.
Analistët thonë se banka ndodhet në një mision “vetëvrasës”, që po rrit interesat në një periudhë të fryrjes së deficitit.
Fitch Ratings deklaroi këtë javë se mbyllja e qeverisë mund të nisë të ndikojë në aftësinë për të kaluar buxhetin dhe ulë vlerësimin prej AAA të qeverisë amerikane.
Klevis Llaha/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.