Fëmijët e harruar në kufirin e Meksikës. Administrata e Biden ende neutrale ndaj krizës humanitare
Flukset migratore në kufirin meksikan vazhdojnë të vënë nën stres kontrollet dhe policinë në një skenar që bëhet veçanërisht i komplikuar kur ka të mitur të përfshirë duke u bazuar në rregullat e vendosura posaçërisht për ta.
Pas pezullimit të traktatit amerikan me vendet e Amerikës Qendrore në lidhje me mundësinë e vendosjes së praktikave të ribashkimit tashmë në ambasadën Amerikane, fluksi migrues i të miturve ka qënë në rritje.
Një nga debatet kryesore të Partisë Demokratike në zgjedhjet e fundit presidenciale Amerikane ishin akuzat e vazhdueshme dhe të përsëritura ndaj ish-Presidentit Donald Trump për keqmenaxhimin e sistemit të migracionit. Pritja e vogël, refuzimet e detyruara dhe ndalimi i procedurave që çuan në dialog të drejtpërdrejtë me vendet e Amerikës Qendrore u panë nga presidenti i ri Joe Biden si një nga gjërat e para për të ndryshuar. Sot, gati tre muaj pas inaugurimit zyrtar, asgjë nuk ka ndryshuar me migrantët në kufirin meksikan që vazhdojnë të jetojnë dramën e tyre të përditshme ku më të prekur janë fëmijët.
Duke mos pasur pajisje të përshtatshme për pritjen fëmijët migrantë shumë shpesh ndodh të qëndrojnë në kujdesin e rojeve kufitare përtej 72 orëve. Dhe shumë shpesh, kjo ndodh në kushte të degraduara, pa u ofruar atyre as kujdes të duhur mjekësor, pije freskuese të përshtatshme dhe pa mjete të higjienës personale (të tilla si një furçë dhëmbësh dhe pastë dhëmbësh). E gjithë kjo, në fakt, është ajo që del nga një hetim nga agjencia e lajmeve Reuters e cila bazohet në dëshminë e zyrtarëve amerikanë të vendosur në kufirin me Meksikën.
Autoritetet amerikane kanë deklaruar se janë plotësisht të përkushtuar në menaxhimin e emergjencës dhe përpjekjen për të përmirësuar situatën. Sidoqoftë, rezultatet e deritanishme janë të ngadalta në arritjen, duke cuar kështu në një përkeqësim të përgjithshëm të situates. (InsideOver)
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.