Fenomeni i “frikshëm” i hakimit të WhatsApp-it po vazhdon të përhapet vrullshëm
Mashtruesit po vazhdojnë të synojnë përdoruesit e WhatsAppi-it dhe të rrëmbejnë llogaritë e tyre, duke u paraqitur si një mik dhe duke kërkuar kodet e sigurisë. Mashtrimi ka ekzistuar për vite me radhë, por ka vazhduar të tërheqë njerëzit, me viktimat që ndajnë historinë e tyre në rrjetet sociale.
WhatsApp thotë se përdoruesit nuk duhet t’i dorëzojnë askujt kodet e tyre të sigurisë, edhe nëse te duket sikur është një mik, pasi edhe ju mund të jeni shënjestër e mashtrimit. Nëse merrni një tekst SMS me një kod gjashtë shifror që nuk e prisnit, bëni kujdes.
Zakonisht ky kod do të ju duhej kur të hapni një llogari të re ose kur të hyni në llogarinë tuaj ekzistuese me anë të një pajisjeje tjetër. Sidoqoftë nëse nuk e keni nisur ju këtë kërkesë, injorojeni, mos bini pre pasi mund të jetë një mashtrues që po përpiqet te identifikohet në llogarinë tuaj.
Mora një mesazh në WhattsApp nga shoqja ime e mirë Michelle, duke thënë se asaj i ishte mbyllur llogaria e saj, “i tha BBC një viktimë, e quajtur Charlie. Ajo tha se aksidentalisht e dërgoi kodin e hyrjes në telefonin tim dhe a mund t’ia dërgoja sërish asaj. Charlie kishte vepruar siç i ishte thënë, pa e ditur që po binte pre e mashtruesit.
Çfarë bëjnë mashtruesit me llogaritë e vjedhura?
Me një llogari të vjedhur, rrëmbyesi mund të dërgojë mesazhe te miqtë dhe familjarët tuaj, duke u shtirur sikur jeni ju. Ata mund të pretendojnë sikur po kaloni një krize dhe t’ju kërkojnë para. Gjithashtu ata mund të vazhdojnë zinxhirin e tyre të mashtrimit, duke futur në grackë kontaktet tuaj me anë të emrit tuaj.
Si mund të mbroni veten?
Thuhet se përdoruesit duhet:
- Mos i japin kurrë askujt një fjalëkalim ose kod sigurie, madje as miqve ose familjarëve të tyre.
- Të jenë vigjilent nëse merrni një mesazh që ju kërkon para. Nëse keni dyshime me të afërmit tuaj në mënyrë qe t’iu vijnë në ndihmë.
WhatsApp ka një udhëzues në faqen e tij të internetit për të ndihmuar njerëzit të mbajnë llogaritë e tyre të sigurta.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.