Fermë eolike në Kosovë – Do të investohen 169 milionë euro
169 milionë euro do të investohen për instalimin e 30 turbinave të erës, me një kapacitet total prej 105 megavat. Ferma e erës do të ngrihet në komunën veriore të Mitrovicës, e financuar nga ndërmarrja e përbashkët gjermano-kosovare SOWI Kosova. Ky është investimi më i madh direkt i bërë ndonjëherë në zonë.
“Ne po bëjmë histori,“ komentoi kryeministri Ramush Haradinaj.
“Ky është viti i zhvillimit ekonomik”, shtoi ministri i Kosovës për Tregtinë dhe Industrinë, Endrit Shala. “Kjo do t’u mundësojë të rinjve tanë të kenë një punësim të qëndrueshëm në vendin e tyre”, tha ai.
Në bashkëpunim me partnerët lokalë dhe mbajtësit e licencave, SOWI Kosova synon të ofrojë zgjidhje të energjisë së gjelbër për Kosovën dhe gjithashtu shërben si një forum i investitorëve për aktivitetet e energjisë së rinovueshme tashmë të licencuara në Kosovë.
E.Z/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.