Fermerët, edhe 5 ditë kohë për të aplikuar për subvencione
Deri më 29 gusht të këtij viti zgjat afati për dorëzimin e kërkesave për mbështetje të fermerëve të rinj, shkruan Alsat-M, ku ndër të tjera thuhet se në thirrje mund të paraqiten fermerë deri në moshën 40-të vjeçare, ndërsa aplikimi është ekskluzivisht elektronik.
Mbështetja shtetërore parashikon maksimalisht 600.000 denarë ndihmë të pakthyeshme financiare për bujqit e rinj, të cilët duan të fillojnë biznesin e tyre. Kusht është të regjistrohen në Regjistrin e vetëm të ekonomive bujqësore, jo më shumë se 18 muaj.
Marrja e subvencioneve varet edhe nga pikët e fituara, prej asaj ku gjendet biznesi dhe për çfarë qëllimi aplikon. Numrin më të madh të pikëve e kanë kërkesat për blerjen e pajisjeve për ruajtjen dhe deponimin e prodhimeve, për pajisje për kapacitetet përpunuese dhe anëtarësimin në kooperativat bujqësore. Pas miratimit të subvencionit, paratë do të paguhen në një maksimum prej tre këstesh.
Thirrja u publikua më 8 gusht, ndërsa dokumentet për aplikim mund të merren në faqen zyrtare të Agjencisë të pagesave.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.