Fermerët ngarkohen me çmime të “kripura” – Importuesit: Nuk ka abuzim në treg, jemi të varur nga bursa!

Ndërsa fermerët po përballen me çmime të “kripura” të inputeve bujqësore dhe plehrave kimikë, importuesit shprehen se nuk ka abuzime në treg dhe se çmimet janë për shkak të rritjes së tyre në bursë si rrjedhojë e luftës Rusi-Ukrainë, por edhe të kostove të transportit.
Në një dalje për mediat shoqata e shqiptare e tregtarëve të plehrave dhe agrobiznesit,(AFADA), hedh poshtë akuzat për monopol në këtë treg dhe fiksim të çmimeve edhe pse së fundmi 3 kompani janë gjobitur nga Autoriteti i Konkurrencës me këtë argument.
Sipas përfaqësuesve të shoqatës për shkak të sulmeve kompanitë kanë shitur më pak dhe pse çmimet në treg të inputeve dhe plehrave kimikë janë më të lira në krahasim me rajonin. Ata shprehen se fermerët po stepen që të blejnë dhe kjo rrezikon prodhimin.
Së fundmi Ministria e Bujqësisë në bashkëpunim me kompanitë importuese ka ngritur një bord monitorimi, duke fiksuar një tavan çmimesh javor për produktet bazë.
Elisabeta Dosku / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.