Fermerët nuk do të marrin rimbursim TVSH-je – Rama: Do ta japim në formë tjetër, së shpejti skemë sigurimi në bujqësi

Pavarësisht kundërshtive dhe protestave të shumta, Kryeministri Edi Rama ka konfirmuar se paketa fiskale në bujqësi do të kalojë ashtu sikurse është hartuar dhe se zerimi i rimbursimit të TVSH-së për fermerët do të përkthehet në mbështetje të drejtpërdrejtë. Gjatë prezantimit të pr buxhetit 2022 për fermerët, kryeministri theksoi se janë 9 milionë dollarë që shkonin për grumbulluesit dhe që tashmë do të vendosen në funksion të rritjes së produktivitetit.
Rama theksoi se bujqësia aktualisht është sektori i vetëm që nuk paguan taksa, pikërisht për ti krijuar frymëmarrje.
Kryeministri u ndal edhe tek domosdoshmëria e sigurimit në bujqësi, që sipas të cilit po punohet për një sistem që fermerët të mos rëndohen.
Ndërsa Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca bëri me dije se mbështetja direkte gjatë këtij viti për fermerët do të dyfishohet. Sipas ministres Krifca, bujqësia po njeh një trend rritës të cilin e konfirmon rritja e eksporteve të produkteve bujqësore dhe blegtorale me 16.4 për qind në 9 mujor.
Elisabeta Dosku / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.