“Fermerët prodhojnë me humbje” – Braçe i kërkon llogari Ministres së Bujqësisë: Çmimet e inputeve janë trefishuar

Fermerët po përballen me kosto të shtuara në prodhimin e produkteve bujqësore nga drthirat dhe tek ato të serave, duke bërë që të mos kenë fitim, e herë herë te dalin edhe me humbje. Shqetësimi është ngritur nga deputeti socialist Erion Braçe në seancën plenare, gjatë interpelancës së zhvilluar me Ministren e Bujqësisë, Firda Krifca. Ministrja është përgjigjur duke thënë se çmimet e inputeve janë të varura nga importi dhe luhatjet në tregjet ndërkombëtare.
Por deputeti Erion Braçe është shprehur se rritja e kostove nuk vjen vetëm nga çmimet e importit, por është rrjedhojë e dominimit të tregut të plehrave kimikë nga dy kompani.
Ministrja Krifca tha ndër të tjera se për të kompensuar rritjen e çmimeve të imputet, mbështetja e dhënë për fermerët këtë vit përmes skemave kombëtare është më e larta e aplikuar ndonjëherë, në 3.2 miliardë lekë.
Elisabeta Dosku / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.