“Fermeri të subvencionohet në prodhim!” – Rameta: Vendosja e TVSH-së për inputet, e bën bujqësinë jo konkurruese

Ndërsa aplikimet e fermerëve për subvencione janë mbyllur dhe pritet që të shpallen fituesit, ekspertët e bujqësisë shprehen se këto skema nuk janë tërësisht funksionale. Në një intervistë për TV SCAN, Kryetari i Shoqatës AFADA, Agim Rameta, shprehet se e vetmja formë që funksionon dhe e bën bujqësinë rentabël, është subvencioni në prodhim.
Sipas tij, aktualisht fermerët janë në vështirësi pasi po përballen me çmime të rritura të inputeve bujqësore edhe për shkak të vendosjes së TVSH-së 10 për qind, gjë që po i bën ata jo konkurrues në raport me rajonin.
Përpos TVSH-së, çmimet e inputeve buqjësore dhe plehrave kimikë janë rritur edhe për shkak të luftës Rusi-Ukrainë, gjë që pritet të reflektohet në prodhime më të shtrenjta për konsumatorët.
Elisabeta Dosku / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.