Festa pa alkool në Britani – Çfarë po ndodh me industrinë e pijeve?!

Mbretëria e Bashkuar radhitet në listën e vendeve më pijedashëse në botë,por mesa duket kjo Krishtlindje do tii gjejë britanikët në mungesë të pijeve alkoolike dhe verës.
Kështu të paktën ka lajmëruar Shoqata e Tregëtisë së Verës në Britani,sipas së cilës pengesë në furnizimin e dyqaneve të alkoolit do të jetë pamjaftueshmëria e shoferëve.
Sa i përket kësaj çështje,48 anëtarët e Shoqatës së kësaj industrie kanë nënshkuar një letër në të cilën shkruhej: “Kjo është një çështje urgjente për bizneset tona dhe është e domosdoshme që qeveria të ndërmarrë hapa të menjëhershëm për të ndihmuar në zbutjen e ndikimit të krizës së mungesës së shoferëve përpara periudhës së Krishtlindjes.”
Industria kërkon ndihmë për drejtimin më të mirë të mallrave nga portet, si dhe përditësime më të rregullta nga qeveria se sa shpejt po përpunon testet dhe patentat e automjeteve të mallrave të rënda (HGV).
Në të njëjtën kohë në këtë letër i është kërkuar qeverisë të zgjasë me një vit një program të përkohshëm të vizave që lejon shoferët nga jashtë të përballojnë mangësitë për një afat më të gjatë. Programi tre mujor është caktuar të përfundojë më 28 shkurt të vitit të ardhshëm.
“Ne po shohim tashmë vonesa të mëdha në kohën e dorëzimit të verës dhe pijeve alkoolike, gjë që po rrit kostot dhe po kufizon gamën e produkteve të disponueshme për konsumatorët në Mbretërinë e Bashkuar,” tha shefi ekzekutiv i shoqatës Miles Beale.
Shoqata e industrisë së pijeve tha se u merrte deri në pesë herë më shumë kohë që disa prej anëtarëve të saj të importonin verë dhe pije alkoolike sesa një vit më parë.
Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar tha në një deklaratë se nuk priste ndërprerje të furnizimit me alkool këtë Krishtlindje.
“Qeveria veproi shpejt për të trajtuar sfidat ndaj zinxhirëve tanë të furnizimit, të cilat u shkaktuan nga presionet globale, duke përfshirë pandeminë dhe mungesën ndërkombëtare të drejtuesve të automjeteve HGV,” tha një zëdhënës i qeverisë.
Mungesa e shoferëve të kamionëve shkaktoi një krizë karburanti në fillim të këtij viti, me shumë pika karburanti të mbyllura dhe radhë të gjata në ato që kishin fatin të merrnin furnizime. Supermarketet gjithashtu kanë luftuar për muaj të tërë për t’i mbajtur raftet e tyre plotësisht të pajisura në mes të një krizë të zinxhirit të furnizimit të shkaktuar nga pandemia dhe mungesat e punëtorëve që vijnë përgjithësisht nga emigracioni. / CNN
(V.G)
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.