“Festojmë solidaritetin”, “Credins Bank”, mbi 10 mln lekë kontribut për 2016-ën

Kompani të ndryshme, biznese në sektorin publik dhe privat si edhe përfaqësues të shoqërisë civile shpalosën këtë të premte perspektivat e tyre lidhur me kontributin për shoqërinë. Në një prononcim për “SCAN” drejtoresha e Departamentit të Marketingut të Credins Bank, Lauresha Basha tha se Credins ka dhënë dhe vazhdon të japë kontributin e saj përmes aktiviteteve të ndryshme. Basha bëri të ditur se vetëm për 2016 Credins Bank ka ofruar mbi 10 mln lekë për 56 aktivitete të ndryshme.
“Banka Credins si banka e parë dhe më e madhen shqiptare në vend është një shembull i aktivitetit dhe përkushtimit në dobi të komunitetit. Vitin e kaluar, për shembull Banka ishte përfshirë në 56 aktivitete për mbështetje të komuniteteve në nevojë dhe këto janë në të gjitha fushat, kryesisht në shëndetësi dhe edukim pasi banka përpiqet të kontribuojë në mënyrë të qëndrueshme. Ne kemi një vlerë mbi 10 milionë lekë të reja që e kemi dhënë si kontribut në dobi të komunitetit, pa përmendur kontributin që ne japim në mbështetje, me pajisje kompjuterike, me mobilime për shumë spitale. Kontributi social është i përfshirë në politikat tona të përditshme, është pjesë e përgjegjësisë sonë sociale, është e strukturuar dhe buxhetohet çdo vit në mbështetje për komunitetin”, tha Lauresha Basha, drejtore e marketingut, “Credins Bank”
Të pranishëm në aktivitet përfaqësuesit e shoqërisë civile prezantuan disa shembuj të fushatave të tyre në ndihmë të grupeve në nevojë
“Partners Albania, në kapacitetin e një organizate të shoqërisë civile, por edhe si pjesë e punës së saj në këto 6 vitet e fundit, për të mbështetur dhe promovuar filantropinë në Shqipëri e vë solidaritetin në bazë konsolidimit dhe ruajtjes së kapitalit social, është i domosdoshëm për prosperitetin e çdo shoqërie njerëzore.”, tha Juliana Hoxha drejtore e partnerët Shqipëri për ndryshim dhe zhvillim.
“Në rekrutimin tonë të gjatë dhe shumë të bukur, ne u rritëm duke ecur, ne u mësuam duke bërë. Solidariteti kundër varfërisë, kundër dhunës së grave, kundër përmbytjeve natyrore dhe shumë emergjencave, kundër diskriminimit, kanë qenë karakteristikat e organizatës sonë. Ne kemi qenë të parët që ofruam mbështetje. Ne mbrojtëm me solidaritet të veçantë, duke harruar partitë, preferencat dhe ngjyrat për të arritur suksesin e pare dhe jo të vetëm krahas konventave të ratifikuara, ligjit të familjes dhe ligjit kundër dhunës në familje”, tha Sevim Arbana, drejtore ekzekutive “Në dobi të gruas”
Projekti “Festojmë solidaritetin” mbështetet nga Programi “Europa për Qytetarët”, i Bashkimit Europian.
Nertila Doko/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.