Fier, vidhnin motoçikleta – Policia arreston dy shtetasit
Policia e Shtetit ka finalizuar operacionin e koduar “Vizitori”.
Sipas njoftimit shtetasit tashmë të arrestuar nga policia vidhnin motoçikleta në Fier dhe i shisnin në Vlorë.
Policia tha se specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, zbardhën 4 vjedhje të ndodhura në Fier dhe ndaluan shtetasit E. M., 39 vjeç, banues në Vlorë dhe S. T., 36 vjeç, banues në Vlorë.
Sipas njoftimit policia si provë materiale sekuestroi 4 motoçikletat e vjedhura.
Policia e Shtetit tha se shtetasi E. M., vidhte motoçikletat në qytetin e Fierit dhe ja jepte shtetasit S. T., i cili më pas i shiste në Bishan të Vlorës. Këto vjedhje kanë ndodhur gjatë muajit Prill.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Vjedhje e kryer në bashkëpunim”.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.