Fillim viti më i vështirë prej 1998-ës/ Rritja e çmimeve në 4 muajt e parë, më e larta në 24 vite. Transporti zëvendëson ushqimet!
“Scan Intelligence Unit” ka analizuar vlerat historike të indeksit të çmimeve të konsumit sipas publikimeve zyrtare të INSTAT për periudhën Prill 1996-Prill 2022, për të kuptuar se në çfarë nivelesh është rritja e çmimeve në vendin tonë 4 muajt e parë të këtij viti, krahasuar me 4 muajt e parë të viteve të mëparshme.
Sipas analizës ndër vite, vihet re se ky fillim viti duket të jetë më i vështiri në më shumë se dy dekada, të paktën sa i përket çmimeve të konsumit. Më konkretisht, ky ndryshim në nivelin e çmimeve të konsumit, nuk është parë në vendin tonë që prej vitit 1998. Nëse ndjekim të njëjtën linjë krahasimore dhe marrim si periudhë reference muajt Prill-Dhjetor 1996-2022, rritja e çmimeve këtë vit rezulton pranë vlerës 5.8%. Në fillim vitin e 1998-ës, çmimet rriteshin me një hap prej 8.3%…..Për të lexuar artikullin e plotë klikoni këtu!
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.