Fillon provat e Fazës 3 të vaksinës anti-Covid / Rriten aksionet e Novavax

Aksionet e Novavax u rritën pasi kompania e bioteknologjisë tha se nisi një provë të Fazës 3 për kandidatin e saj të vaksinave COVID-19 në Mbretërinë e Bashkuar.
Novavax, në partneritet me Taskforcën e Vaksinave të Qeverisë së MB, do të regjistrojë deri në 10,000 individë në provë gjatë 4 deri në 6 javëve të ardhshme.
“Të dhënat nga kjo provë pritet të mbështesin paraqitjet rregullatore për licencat në MB, BE dhe vende të tjera,” tha Novavax.
Investitorët ka të ngjarë të vendosin më shumë fokus në zhvillimet e suksesshme të vaksinave COVID-19 pasi aksionet morën një goditje këtë javë, pjesërisht për shkak të një rritje të qëndrueshme të rasteve COVID-19 në të gjithë globin.
Në skenarin që Novavax arrin të zhvillojë një kandidat efektiv të vaksinës COVID-19, komapnia është gati të prodhojë miliarda doza.
Sipas kompanisë, ajo vazhdoi të rrisë kapacitetin prodhues dhe do të jetë në gjendje të prodhojë deri në 2 miliardë doza vjetore deri në mes të vitit 2021.
D.B – SCAN
Burimi: Business Insider
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.