Fillon Samiti i Ballkanit – Mblidhen guvernatorët dhe ministrat e Financave të 6 shteteve të rajonit
Efektet e politikave monetare në rajonin e Ballkanit janë arsyeja e mbledhjes së Guvernatorëve të Bankave Qendrore në Becic, në Malin e Zi.
Samiti i përvitshëm i organizuar nga revista ekonomike serbe NIN këtë herë përmban dy risi në temat për diskutim: Rrezikun e inflacionit të ulët si dhe politikat e ardhshme të rezervës federale amerikane pas fitores së presidencës së Donald Trump. Koordinimi mes politikave fiskale dhe atyre monetare në secilin shtet të Europës Juglindore është sfida e vërtetë sipas drejtuesve të institucioneve financiare të këtyre vendeve.
Konferenca do të zgjasë dy ditë dhe do të mirëpresë debatet jo vetëm ndërmjet guvernatorëve por dhe ministrave të Financave si dhe drejtuesit e tatimeve.
Qëllimi përfundimtar është harmonizimi i politikave financiare si dhe krijimi i kushteve të duhura të tregut për zhvillim. SCAN po e ndjek drejtpërdrejt këtë konferencë, ku të pranishëm janë gazetarët Violeta Shqalsi dhe Enio Civici.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.