Filluan reshjet e dëborës në Dardhë – ARRSH: Ka nisur para sezonit përgatitja e borëpastrueseve (VIDEO)
Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se kanë filluar reshjet e para të dëborës në Dardhë.
Sipas njoftimit mjetet borëpastruese po bëjnë pastrimin e rrugës dhe shpërndarjen e kripës për të eliminuar ngricat ndërsa qarkullimi po kryhet pa probleme.
ARRSH informon se periudha e mirëmbajtjes dimërore fillon në datën 15 nëntor dhe vazhdon deri më 31 mars, por nisur nga njoftimet e MeteoAlb për rënie të ndjeshme të temperaturave dhe nisjes së reshjeve të borës në zonat malore filloi menjëherë puna për përgatitjen e mirëmbajtjes dimërore përpara sezonit, për të siguruar qarkullim normal në të gjitha akset kombëtare të vendit.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.