Finalizohen operacioni “Smoking Kills”- Sekuestrohen 1301 steka cigaresh, 27 225 Euro, 55 dollarë dhe një automjet
Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin policor të koduar “Smoking Kills”, ku është arrestuar një shtetas, ndërkohë që një tjetër është proceduar penalisht. Konkretisht janë sekuestruar rreth 1301 steka cigaresh të markave të ndryshme, 27 225 Euro, 55 dollarë dhe një automjet.
Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, më datë 29.09.2017, arrestuan shtetasin D.Y, 45 vjeç, banues në Tiranë ( i dënuar më parë veprën penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”). Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, në rrugën “Kujtim Laro”, iu gjet dhe bllokua në cilësinë e provës materiale :
– 1301 steka cigaresh të markave të ndryshme pa pullë fiskale.
– 27 225 euro
– 55 dollarë
– mjeti tip “Toyota”
Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë shtetasi :
– Rr. Sh., 65 vjeç, banues në Tiranë (shitës ambulant).
“Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në ngarkim të shtetasit D. Y., për veprat penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Fshehje të ardhurave”, “Shkelje pronësisë industriale”, parashikuar nga nenet 178, 180 dhe 149/ a të Kodit Penal, ndërsa për shtetasin Rr. Sh., për veprën penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë” parashikuar nga neni 178 i Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e Policisë së Tiranë .
os.de/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.