Finalizohet operacioni “Shëtitësit 2”- Arrestohen 2 shtetas për vjedhje banesash dhe biçikletash
Komisariati i Policisë, ka njoftuar në faqen e tij zyrtare se për parandalimin e vjedhjeve ka organizuar dhe finalizuar operacionin policor i koduar “Shëtitësit 2”. Sipas informacionit të Policisë së Shtetit, pas njoftimit të ardhur se po tentohej të vidhej një banesë në rrugën “Besa”, u organizua puna dhe u bë arresti në flagrancë i shtetasit I. M.,29 vjeç banues në Paskuqan, i dënuar më parë për vjedhje. Nga hetimet rezultoi se shtetasi në fjalë është autori i dyshuar dhe i një vjedhjeje tjetër të ndodhur në muajin prill, në banesën e shtetasit E. O, ku ka marrë disa orendi shtëpiake, bën me dije Policia.
Gjithashtu nga ana e Patrullave të Përgjithshme dhe Specialistëve për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.3 Tiranë, është bërë ndalimi i shtetasit A. P., 26 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje. Sipas Policisë, nisur nga kallëzime të shtetasve të ndryshëm, u dokumentuan dhe dy raste të tjera të vjedhjes së biçikletave gjatë muajve qershor dhe korrik. Materialet i kaluan Prokurorisë së Gjykatës së Shkallës Tiranë për veprën penale “Vjedhja” në ngarkim të shtetasve I. M dhe A. P, njofton organi i shtetit.
Edel Strazimiri / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.