Finalizohet operacioni “Transferta“- Pasuritë e sekuestruara kapin shifrën 1 milion Euro
Është finalizuar operacioni “Transferta“, për sekuestro preventive të disa pasurive të paluajtshme të cilat dyshohen se rrjedhin nga aktiviteti i paligjshëm i shtetasve, A.D, V.D. dhe shtetasit Italian F. C.
Pasuritë që janë sekuestruar kapin shifrën 1 milion Euro, si dhe 2 apartamente banimi në Pogradec, me sipërfaqe 175 m2; 4 apartamente banimi në Tiranë, me sipërfaqe 420 m2; 1 njësi shërbimi në Tiranë, me sipërfaqe 106.5 m2.
Shtetasja A.D dhe shtetasi italian F. C. janë proceduar më parë nga Autoritetet Gjyqësore Italiane, nga Guardia di Finanzia e Comos, për veprat penale të mashtrimeve financiare, falsifikimit dhe shitjes së produkteve me shenja false. Nga hetimi ka rezultuar se të dy këtyre shtetasve, Guardia di Finanza, ju ka sekuestruar rreth 2.388.611 Euro në Itali, të cilat dyshohen se rrjedhin nga aktiviteti i paligjshëm i tyre.
Policia e Shtetit, është duke bashkëpunuar me Prokurorinë e Rrrethit Gjyqësor Pogradec, për të vijuar punën për dokumentimin e plotë të aktivitetit të paligjshëm të këtyre personave, si dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.
Elefteria Zguri/ SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.