Financat e ardhshme në Gjermani – “FPD” kundër borxhit të ri, kërkon politika më të ashpra për Eurozonën

Lideri i partisë së Demokratëve të Lirë pro-biznesit në Gjermani, një partner i mundshëm në koalicionin e Qeverisë së ardhshme të Angela Merkel, ka bërë thirrje për një qëndrim më të ashpër fiskal dhe mbi politikat e Eurozonës.
Merkel po përpiqet të krijojë një koalicion me Demokratët e Lirë dhe partinë e Gjelbër, pasi konservatorët e saj humbën mbështetje në zgjedhjet e muajit të kaluar dhe ka patur spekulime gjerësisht se partia Liberal-Demokrate (FPD), do të kërkojë vendin më të lartë në ministrinë e Financave.
“Për ne, një ndryshim në politikat fiskale është më e rëndësishme se sa një ministër i ri”, tha lideri i partisë, Christian Lindner, ndërsa pyetej nëse partia e tij kërkon ministrinë e financave.
Lindner, ashtu si Schaebule, refuzoi idenë e emetimit të borxhit të ri për ta manaxhuar uljen e taksës ndaj të ardhurave dhe rritjen e investimeve në infrastrukturën dixhitale. Ai kritikoi ministrin e Financave që po largohet, Wolfgang Schaeuble që nuk u tregua i ashpër sa ç’duhet kundrejt Greqisë.
“Schaeuble nuk ka manaxhuar mirë disa çështje të politikave europiane. Kujtoni paketën e tretë të shpëtimit për Greqinë, që ai fillimisht nuk ishte dakord”, tha lideri i demokratëve të lirë.
Ai bëri thirrje për krijimin e një ligji të falimentimit për vendet anëtare të Eurozonës, duke shtuar se këto mund të dalin nga valuta e përbashkët, por duke qëndruar në Bashkimin Europian.
E hëna, do të jetë dita e “lamtumirës”, gjatë takimit të ministrave të financave në Luksemburg, pasi dy protagonistë gjatë krizës ekzistenciale të bllokut pritet largohen: Wolfang Schaeuble i Gjermanisë dhe Jeoren Dijsselbloem i Holandës.
Schaeuble do të bëhet presidenti i Bundestagut në fund të muajit Tetor ndërsa ministri holandez i Financave, që ka organizuar takimet me homologët e Eurozonës që prej 2013-ës, pritet të largohet në Janar.
Klevis Llaha/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.