Financat kritike – Tabaku: TVSH, 17 milionë euro të ardhura më pak
Ish- deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku foli në një deklaratë për financat në vendin tone dhe si kanë ndikuar ato tek shqiptarët.
Sipas Tabakut, 33 biznese në ditë që prej fillimit të këtij viti kanë mbyllur dyert dhe qeveria kështu po grumbullon më pak të ardhura. Tabaku tha se në arkën e qeverisë mungojnë 13 milionë euro dhe pjesën më të madhe të kësaj shumë e zë TVSH.
Sipas njoftimit, janë 17 milionë euro më pak të ardhura nga TVSH ndërsa taksat kombëtare në të cilën përfshihet dhe taksa e rrugës që dyfishon çmimin e naftës për shqiptarët, që rezulton të jetë mbledhur 13.3% më pak, pra gati 8,4 milionë euro më pak. Mungesa e të ardhurave tregon shumë së pari mungesën e konsumit dhe situatën kritike të familjeve shqiptare, e së dyti dështimin me përfshirjen e biznesit te vogël në skemë.
Sipas ish-deputetes, kjo mungesë e të ardhurave është shoqëruar edhe me mungesën e investimeve, por natyrisht jo kontratave koncesionare. Nga buxheti dallohet se janë shpenzuar 23,7 milionë euro më pak në raport me parashikimin nga ku 21,7 milionë euro janë para të munguara në shpenzimet infrastrukturore të qeverisë. Ulja e shpenzimeve kapitale do të thotë më pak investime në rrugë, infrastrukturë dhe që do të thotë më pak zhvillim. Tabaku shpreh se kjo gjendja është një paralizë e situatës ekonomike dhe shpenzimeve të qeverisë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.