Financat vendore – Deputeti i CDU-së: Fondet, sipas sipërfaqes së Bashkive
Reforma territoriale në vend nuk funksionon nëse nuk shoqërohet me dhënien e autonomisë së plotë financiare për bashkitë. Deputeti Gjerman i CDU-së, Thorsten Frei, Anëtar i Komisionit Parlamentar për Çështjet e BE-se në Bundestagun Gjerman, në një intervistë për “TV SCAN”, thekson se duhet të vendosen më shumë fonde në dispozicion për bashkitë, dhe buxheti duhet ndarë sipas sipërfaqes që ka secila bashki dhe jo ngjyrimeve politike.
Raportuesi për Shqipërinë, Frei, i tërheq vëmendjen qeverisë se është shumë e rëndësishme të fokusohet në implementimin me sukses të kësaj reforme si element shumë i rëndësishëm për integrimin në Bashkimin Europian.
Më herët, Shoqata e Bashkive të Shqipërisë në bashkëpunim me Fondacionin Gjerman Konrad-Adenauer-Stiftung, organizuan një konferencë me temë ”Dimensioni Evropian i Pushtetit Vendor dhe Instrumentet për Demokraci dhe Decentralizim, e cila trajtoi gjerësisht efektet e reformës territoriale në vend.
Elisabeta Dosku/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.