“Financial Times” zbulon: Draft-marrëveshja e paqes Rusi-Ukrainë ka 15 pika! Kievi, jo pjesë e NATO-s, Moska dorëzon territoret e 2014
Ukraina ka pranuar që të mos bëhet pjesë e NATO-s. por për Moskën nuk mjafton, edhe pse në horizont duket të ketë diçka.
Presidenti i Ukrainës i ka cilësuar negociatat “më realiste” ndërsa ministri i jashtëm rus Lavrov ka folur për “negociata jo të lehta por me shpresë për një kompromis”, tashmë që Kievi zyrtar është i hapur për të qenë vend neutral dhe jo për t’u rreshtuar ushtarakisht me Perëndimin apo Lindjen.
“Financial Times” shkruan se po diskutohet një plan me 15 pika, që parashikon armëpushimin dhe tërheqjen e trupave ruse nga Ukraina nëse kjo e fundit deklaron neutralitetin dhe pranon kufizimin në numrin e forcave të armatosura.
Kjo është përmbajtja e draftit mbi të cilin po punojnë negociatorët rusë dhe ata ukrainas, sipas “Financial Times”.
Drafti parashikon që angazhimin që Ukraina të mos pranojë baza të huaja ushtarake ose armë, në këmbim të mbrojtjes nga aleatë si Shtetet e Bashkuara, Turqia apo Britania e Madhe.
Garancitë perëndimore të kërkuara nga Ukraina mund të përbëjnë një pengesë të madhe për çdo marrëveshje, ashtu sikurse edhe lëshimi i territoreve për Rusinë, evidentohet në artikullin e FT.
Financial Times citon zëdhënësin e Kremlinit Dmitry Peskov, që ka konfirmuar se është shumë herët për të zbuluar ndonjë lloj marrëveshje mes Moskës dhe Kievit për të zgjidhur konfliktin në Ukrainë.
Presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar se “objektivi i Rusisë nuk është pushtimi i Ukrainës”.
Ndërkohë, ministri i jashtëm rus Sergey Lavrov ka deklaruar se negociatat me Ukrainën nuk janë të lehta por ka mundësi për një kompromis.
Sinjalet që mund të ketë një marrëveshje mes Rusisë dhe Ukrainës kanë nisur të japin efektet e para
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.