Financim bizneseve rinore – Bashkia, 10 milionë lekë për idetë më të mira
Bashkia e Tiranës ka vënë në dispozicion një fond prej 10 milionë lekësh për mbështetjen e iniciativave për biznes të ndërmarra nga të rinjtë e kryeqytetit.
Nga projekti i cili do të implementohet gjatë këtij viti, pritet të jenë 20 përfitues, me një masë financimi prej 5 milion lekë për secilin prej tyre. Projektvendimi që i hap dritën jeshile implementimit të projektit do të diskutohet dhe miratohet në mbledhjen e datës 26 Korrik të Këshillit Bashkiak.
Projekti “Programi i nxitjes së punësimit rinor II”, synon të mbështesë sipërmarrës të rijnë që kanë ide dhe plane biznesi konkurruese, duke kontribuar kështu në punësimin e tyre dhe hapjen e vendeve të reja të punës.
Pjesë e këtij projekti do të jenë të rinjtë nga mosha 18-35 vjeç dhe këto sipërmarrje do të funksionojnë si të gjitha bizneset e tjera sa i përket detyrimeve që duhet të paguajnë në shtet.
Përzgjedhja e fituesve do të bëhet në tre faza. Së pari kandidatët aplikojnë për tu pranuar me ide për tu pranuar në këtë projekt, më pas trajnohen mbi aftësinë e përgjithshme të biznesit dhe planin e biznesit dhe së treti, fituesit e shpallur, regjistrohen fillimisht në QKB dhe më pas nënshkruajnë kontratë 18 mujore me Bashkinë e Tiranës për të marrë financimin në formë granti.
Idetë që do të kenë prioritet, janë ato për krijimin e bizneseve rurale, si dhe ato në sektorin e turizmit, teknologjisë së informacionit, industrinë tekstile, shërbime dhe artizanale.
Elisabeta Dosku/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.