Financimi i Bizneseve – Bashkia e Tiranës, pjesë e iniciativës. Financimi mbi 2.4 mln euro
Bizneset e vegjël dhe të mesme në Tiranë të cilët hasin vështirësi në kreditim, tashmë kanë mundësi të financohen nga institucioni financiar jo – bankë Crimson Financë Fund Albania.
Nënkryetarja e bashkisë së Tiranës, Brunilda Paskali theksoi gjatë mbledhjes së këshillit ekonomik se bashkia është një ndër 4 partnerët e kësaj iniciative e cila synon nxitjen e zhvillimit të bizneseve te reja.
Ky institucion ofron 400 mijë euro në dispozicion të biznesit 2 milion euro ofrohen nga 3 ortakët e tjerë mes të cilëve edhe bashkia e Tiranës me një financim prej 30% e kësaj shume.
Për kreun e “BiznesAlbania”, Luan Bregasi kjo është një mundësi e mirë për bizneset për të vënë në jetë projektet e tyre dhe gjeneruar vende pune.
Në total fondi i shpërndarë prej këtij institucioni financiar jo – bankë, është rreth 940 mijë euro ku mbi 75% janë financuar në Tiranë.
Nertila Doko/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.