Financimi i fushatës – KQZ miraton formularin e ri të deklarimit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi në mbledhjen e të premtes udhëzuesin dhe formularin e standardizuar të raportimit financiar të fushatës zgjedhore.
Miratimi i këtyre dokumenteve synon rritjen e transparencës në lidhje me fondet e përfituara dhe të shpenzuara nga subjektet politike, për qëllime të fushatës zgjedhore.
Formulari i ri përmban detaje më të hollësishme, si për të ardhurat ashtu edhe për shpenzimet e partive politike.
Pas plotësimit, formulari do të dorëzohet në KQZ dhe do të publikohet në faqen zyrtare të internetit të këtij institucioni, menjëherë pas përfundimit të fushatës zgjedhore.
Ersuin Shehu/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.