‘Financimi i partive’- Ervin Bushati: ”Jam gati për transparencë në lidhje me shpenzimet e Kongresit të PS”
I ftuar në Argument, të enjten në mbrëmje, për të folur rreth financimit të partive politike, ishte deputeti i partisë socialiste, Ervin Bushati. Sipas tij partitë politike financohet nga aktorë të ndryshëm, ku më kryesori qëndron biznesi.
‘’ Financimi i bizneseve tek partitë politike, nuk duhet të shihet si problem pasi disa prej tyre ndodhen shumë pranë sektorit të politikës. Në fakt, Shqipëria ka problem financimin e huaj. Luzim Basha është financuar nga forcat ruse, dhe në këtë rast mund të themi se kemi një problem shumë të madh politik, i cili do të ndiqet ligjërisht.’’- thekson Bushati.
I pyetur nga gazetari ,Enio Civici, rreth financimit jo vetëm të partisë socialiste, por konkretisht edhe për kongresin e saj, Bushati deklaroi për ‘Argument’ se është i gatshëm të tregojë transparencë të plotë për shpenzimet e Kongresit të Partisë Socialiste, që nisi të shtunën e javës së kaluar.
Gjatë emisionit ai preku një nga dilemat më të mëdha që ka vendi ynë, atë të reformës zgjedhore.
‘’Ne tani kemi 99 deputetë në parlament dhe nuk kemi asnjë arsye se përse mos të vazhdojmë me reformën zgjedhore.’’
Elefteria Zguri/ SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.