Financimi i politikave mjedisore – Mazreku: Më shumë fonde. 222 raste të monitoruara, mangësi në transparencë
Urgjencës për përmirësimin e mjedisit përmes zbatimit të politikave që ka ndërmarrë ministria Turizmit dhe Mjedisit, nuk i përgjigjet buxheti i vënë në dispozicion të këtij institucioni, i cili as për 2018-ën nuk pati rritje por ulje në 1.6 miliardë lekë krahasuar me një vit më parë.
Në një intervistë për televizionin Scan, drejtuesja e një prej organizatave mjedisore që operojnë në vendin tonë, Valbona Mazreku vlerëson nismat që po ndërmerren në këtë drejtim, por thekson se mungojnë fondet për realizimin e tyre.
Mazreku shton se krahas investimeve financiare një pjesë e rëndësishmë mbetet dhe transparenca me organizatat mjedisore dhe qytetarët, nga 222 raste të monitoruara ka pasur mangësi lidhur me ndërhyrjet që bëhen në mjedis, mungesa e së cilës shpesh ka sjellë dhe konflikte.
Nertila Doko/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.