Firence ndalon të ngrënit në rrugë

Italia mund të jetë një nga vendet që shumë turistë apo qytetarët vendas praktikojnë të ngrënit në rrugë, por në Firence është miratuar ligji që ndalon të ngrënit në rrugë. Gjobat e vendosura arrijnë deri në 500 euro.
Ligji në këtë qytet, i cili hyri në fuqi më 4 Shtator, ndalon njerëzit në zonat apo parqet historike, për të ngrënë ushqime në trotuare, rrugë, në pragun e dyqaneve apo shtëpive. Rreth 10.2 milionë turistë vizitojnë çdo vit Firencen për të parë bukuritë turistike siç mund të jenë “David” i Michelangelos dhe Ponte Vecchio i mesjetës.
Ky numër është rritur me 2.4 milion në vetëm pesë vjet. Katër rrugët e prekura nga ndalimi – Via de ‘Neri, Piazzale degli Uffizi, Piazza del Grano dhe Via della Ninna – janë ndër zonat më të ngarkuara në qytet dhe janë vendosur kufizime që lejojnë turistët ti vizitojnë vetëm në oraret 06:00-10:00 dhe 15:00 – 18:00. Via de ‘Neri është e mbushur me dyqane ushqimore, duke përfshirë 3 degët e sanduiçeve më të mira në All’antico Vinaio dhe dyqani shumë i dashur akulloreve Gelateria dei Neri.
Njerëzit e uiritur shpesh shkojnë për të ngrënë shumë produkte dietike në Itali. Dario Nardella, kryebashkiaku i Firences, shprehet në një postim të bërë në Facebook: “Ndonjëherë jemi përballur me turistë që nuk kanë arsim në drejtim të qytetit tone dhe kjo nuk është aspak e mirë.”
Ai shton: “Turistët, nëse sillen si në shtëpi, janë dhe do të jenë gjithmonë mysafirët tanë të mirëpritur, veçanërisht nëse duan të shijojnë specialitetet tona gastronomike. Vetëm ata që e duan Firenzen e meritojnë këtë qytet”.
Postera të afishuara në mure shpjegojnë se shkelësit do të paguajnë një gjobë duke filluar nga 150 deri në 500 euro. Nga viti në vit, rritja e turizmit në këtë qytet e vendosi në një nga qytetet më tërheqëse në të gjithë Europën.
Firence nuk është i vetmi qytet në Itali duke marrë iniciativa të tilla. Në vitin 2017, Roma gjithashtu i ndaloi turistët të ushqeheshin në disa prej monumenteve më të famshme të saj, duke përfshirë Shatërvanin e Trevit dhe rrugën e famshme të Piaza di Spiagna. Dhe në fillim të këtij viti, edhe Venecia paraqiti rregullore të përkohshme gjatë disa fundjavave dhe festave zyrtare.
Ada Xhagolli/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.