Firmat gjermane në vështirësi – Po hasen me pengesa më të mëdha për të bërë tregti
Kompanitë gjermane po përballen me tarifa mjaft të larta tregtare. Nivele të tilla nuk shiheshin që prej krizës financiare globale të vitit 2008. Këto të dhëna kanë dalë në pah nga një anketë e fundit e Bashkimit të Dhomave të Industrisë dhe Tregtisë në vend.
Rreth 40% e firmave të marra në pyetje deklarojnë se kanë hasur tarifa më të larta tregtie gjatë 12 muajve të fundit, nga 31% që ishte kjo normë gjatë vitit të kaluar.
Anketa në fjalë është kryer në muajin Shkurt të këtij viti, pra përpara se Donald Trump të vendoste tarifa mbi importet e çelikut dhe aluminin si dhe të propozonte tarifa për produktet e importit nga Kina.
Pavarësisht shtimit të pengesave për të bërë tregti, një e katërta e firmave të anketuara shprehen se, presin që biznesi i tyre të përmirësohet si pasojë e përmirësimit në tërësi të ekonomisë globale.
Vetëm një në dhjetë prej tyre shprehet se pret që të përkeqësohet.
Roel Korkuti/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.