Firmoset kontrata dhe fillon puna për Bypass-in e Vlorës! Ministri publikon foton
Në përfundim të procesit të procedurave konkurruese për përzgjedhjen e kompanisë kontraktore që do të kryejë punimet për ndërtimin e Bypass-it të Vlorës, Autoriteti Rrugor Shqiptar nënshkroi kontratën me Joint Venture shqiptaro-italiane “Gener 2 & Impresa Ing.E.Mantovani”.
Kontrata për përfundimin e saj ka vlerën e financimit prej 35,874,354 Euro. Minisistri Infrastrukturës, Damian Gjiknuri ka njoftuar se kompania kontraktore fillon tanimë punën në terren duke ringritur kantierin dhe vazhduar investimin për realizimin e kësaj vepre të rëndësishme infrastrukturore.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.