Fitbit udhëheq tregun e veshjeve elektronike ndjekur nga Apple
Fitbit vijon të udhëheqë tregun e veshjeve elektronike një trend të cilin e ruajti edhe në 2016-ën. Kompania me seli në San Francisco shiti 22.5 milion njësi vitin e kaluar.
Sakaq fokusi i kompanisë në pajisjet e fitnesit vijon të rritet dita ditës. Megjithatë Fitbit pati një rënie të ndjeshme në tre mujorin e fundit kur shitjet u reduktuan më 20%.
Apple, kompania e dytë më e madhe për nga shitjet e veshjeve elektronike, shiti 10.7 milion orë Apple Watch në 2016-ën. Kjo shënoi një rënie të lehtë nga 11.6 milion një vit më parë, raporton PCWorld Albanian.
Ndërkaq tremujori i fundit ishte një sukses më vehte sepse Seritë 2 të Apple Watch u shitën më 4.6 milion njësi.
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.