Fitch zhvlerëson Britaninë/ Virusi dhe Brexit kanë dobësuar financat publike
Agjencia e vlerësimit të kreditit, “Fitch” ka ulur notën e borxhit sovran të Britanisë së Madhe, si pasojë e dobësimit të ndjeshëm të financave publike, rrjedhojë e impaktit të Covid-19.
Nga ana tjetër, agjencia e vlerësimit të kreditit, nënvizoi se pasiguria në lidhje me situatën post Brexit, si dhe marrëdhënia e Mbretërisë së Bashkuar me Bashkimin Europian kanë ndikuar gjithashtu në uljen e notës së borxhit sovran të vendit, nga AA në AA-, me perspektivë negative, çka do të thotë se, mund të ketë një ulje tjetër në vijim.
Qeveria britanike po shpenzon një pjesë të madhe të parave për të menaxhuar krizën pandemike, jo vetëm në aspektin shëndetësor, por sidomos në ekonomi, dhe kjo gjë i ka dhënë një goditje të madhe financave publike, sqaron “Fitch ratings”.
Zhvlerësimi vjen vetëm tre muaj pasi agjencia rriti vlerësimin për ekonominë britanike, menjëherë pasi Boris Johnson fitonte zgjedhjet, ne mënyrë bindëse.
Roel Korkuti/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.