Fitim apo humbje? Efekti i kampionatit botëror në ekonominë e vendit pritës – Si po ndikon në Rusi
Kampionati botëror i futbollit jo domosdoshmërisht ndikon pozitivisht në rritjen ekonomike të vendeve pritëse ku zhvillohet turneu. Mjafton të sjellim në vëmendje evenimentin e kaluar të Kupës së Botës e cila u zhvillua në Brazil në vitin 2014.
Kjo ndodhi në verë para zgjedhjeve të tyre presidenciale. Në përgjithësi, Brazili është konsideruar si një superfuqi futbollistike përgjatë viteve. Megjithatë, në 2014, ata nuk arritën të përfitonin nga turneu që ishte në shtëpi, ku Brazili pësoi një humbje të thellë me Gjermaninë.
Ekonomia braziliane në këtë periudhë me sa duket u mbështet në industrinë e turizmit dhe turistët që Brazili arriti të tërheqë siguruan 13.2 miliard dollarë për ekonominë e vendit. Vendi kishte shpenzuar përafërsisht të njëjtën sasi në përgatitje, kështu që përfundimisht kishte pak ose aspak përfitim në aspektin ekonomik.
Gjatë Kupës Botërore 2014, një sektor që shpresonte të përfitonte nga përfitimet potenciale ishte industria e punësimit. Një milion biznese mbresëlënëse u krijuan gjatë kësaj periudhe. Megjithatë, në afat të gjatë sektori i punësimit përfundoi vuajtjet për shkak të evenimentit botëror që po zhvillohej. Kjo, pasi një përqindje e madhe e brazilianëve nuk punuan pasi shpenzonin kohën e tyre duke parë ndeshjet dhe duke festuar. E gjithë kjo çoi në më pak fitime për bizneset dhe ndikoi gjithashtu në rënien e punësimit.
Kjo nuk ishte hera e parë që kampionati botëror rezultoi me efekte negative në vendin pritës. Në vitin 2010 ajo u zhvillua në Afrikën e Jugut. Ndërsa kjo e fundit bëri investime të rëndësishme publike për këtë eveniment, numri i turistëve ishte më i ulët nga ç’pritej.
Kampionati botëror 2018 tashmë po zhvillohet në Rusi, në 11 qytete në pjesën europiane të vendit. Kur u vendos që Rusia do të ishte vendi pritës, u pa si një mundësi zhvillimi për vendin. Propozimi origjinal përfshinte një plan ambicioz për turneun që do të organizohej në 13 qytete në 16 stadiume të ndryshme.
Përveç qyteteve, si Samara që ndërtoi stadiume të reja, Rusia po përpiqet të përdorë Kupën Botërore për ndryshime socio-ekonomike, me krijimin e vendeve të reja të punës, si dhe një rritje në instalimin e kamerave të sigurisë.
Statistikat tregojnë se Rusia ka shpenzuar 600 miliardë rubla për turneun e Kupës së Botës, të ndarë me rreth 50% nga buxheti federal, 35% nga investitorët privatë dhe 15% nga rajone të ndryshme.
Pas emërimit të Rusisë si vend pritës i kampionatit botëror të Futbollit 2018, Putin ka synuar ta shfaqë vendin si një superfuqi globale. Ndërkohë, ato që po përfitojnë nga ky eveniment janë pikërisht ndërmarrjet e ndërtimit. Instituti Gaidar deklaroi se Kampionati Botëror do të nxisë një rritje vjetore prej 0.2% të PBB-së së vendit brenda tremujorit të dytë dhe të tretë. Banka Qendrore e Rusisë, po ashtu paralajmëroi se turneu mund të rezultojë në një rritje të përgjithshme të çmimeve të konsumit.
Por, nuk mendojnë njësoj ekonomistët, pasi për shumë prej tyre ky turne një mujor do të bëjë pak për ekonominë e Rusisë duke sjellë përfitime afatshkurtra, ndërkohë që përmirësimet në infrastrukturë dhe në turizëm mund të kenë potencial për të sjellë përfitime afatgjata.
Por, në përgjithësi, për shkak të kohëzgjatjes së shkurtër të këtij evenimenti, të dhënat tregojnë se ai do të ketë një ndikim të kufizuar në ekonominë ruse, pavarësisht rritjes së turizmit gjatë kësaj kohe.
G.D/SCAN
Si kampionati botëror ndikon tek bursat – Ja efekti që do të ketë Rusi 2018
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.