Fituesit e bursës Erasmus+, Vlahutin: Nisim program të ri për studentët shqiptarë
12 studentë shqiptarë janë përfitues të programit të Bashkimit Evropian Erasmus+ për vitin 2017, duke siguruar bursë të plotë studimi në universitetet më të mirë të botës. Pas një faze 2 mujore aplikimi, u bë e mundur përzgjedhja e kandidatëve, ndërkohë që në ceremoninë përcjelljes së tyre morën pjesë ambasadorja e BE-së në vendin tonë Romana Vlahutin, si dhe Ambasadoret e Vendeve anëtare të BE-se ne Tirane.
Sipas Vlahutin, këta studentë do të promovojnë Shqipërinë në vendet ku do të studiojnë, ndërsa ftoi të rinjtë të bëhen pjese e një program te ri te Komisionit Evropian, i cili ofron bursa studimi në çështjet e BE-së.
Eris Musaraj, një prej përfitueseve të bursës, teksa tregon eksperiencën e aplikimit për TV SCAN, thotë se kjo është mënyra më e mirë për të siguruar studime cilësore jashtë vendit.
Deri më sot janë rreth 400 studentë shqiptarë qe kanë përfituar nga programet Erasmus, ndërsa vetëm vitin e kaluar vendet e Ballkanit Perëndimor kanë përfituar 20 mijë studentë në projekte të ndryshme, shkëmbime akademike, vullnetarizëm, studime, etj.
Ola Mitre/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.