Fituesit e programit Itali-Shqipëri-Mali i Zi – Ja si përfiton Shqipëria, projektet që do zbatohen
Programi ndërrajonal Itali-Shqipëri-Mali i Zi, mbështetur me fonde IPA nga Bashkimi Europian, ka mbyllur zyrtarisht thirrjen e parë, duke shpallur përfundimisht 32 projektet fituese. Në total janë gati 30.5 milionë euro që do të ndahen mes projekteve fituese, të ndara në katër drejtime.
Të gjitha projektet përfshijnë tre shtetet, që nënkupton se Shqipëria do të përfitojë nga të gjitha, megjithëse projektet e propozuara nga vendi ynë janë 8 projekte fituese:
Projekti “BRE” – Fuqizimi i regjistrit të bizneseve
- Propozuar nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, BRE kërkon të thjeshtëzojë bashkëpunimin mes ndërmarrjeve italiane, shqiptare dhe malazeze. Kjo arrihet përmes mbështetjes ndaj Shqipërisë dhe Malit të Zi në adoptimin e standardeve të Bashkimit Europian dhe regjistrave elektronikë të kompanive.
Projekti “inTERaCt” – Roli i artizanatit në të ardhmen
- Propozuara nga Unioni i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë, ky projekt synon të mbështesë inovacionin në sektorin e artizanatit në tre shtetet e programit.
Projekti “HAMLET” – Trashëgimia kulturore e qyteteve dhe fshatrave
- Propozuar nga Ministria e Kulturës, projekti synon të mbështesë zonat e të shfrytëzojnë potencialin e tyre të plotë turistik, duke rritur promovimin dhe vizibilitetin e aseteve të tyre kuturore.
Projekti “CO.CO.TOUR” – Modeli eko-muze për komunitetet bregdetare
- Propozuar nga Agjencia për Zhvillim Rajonal 4, projekti synon të zhvillojë një model turizmi ndërkufitar eko-muze dhe komunitar, për të mbështetur zonat bregdetare në të tre vendet.
“P.A.S.T. 4 FUTURE” – Promovimi i Turizmit të Aksesueshëm dhe të qëndrueshëm për të ardhmen
- Projekti i ish MZHETTS kërkon të promovojë destinacionet turistike të aksesueshme edhe nga njerëzit me aftësi të kufizuara.
Projekti “BLUE LAND” – Model për menaxhimin e resurseve marine dhe bregdetare
- Ky projekt, i propozuar nga Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura, kërkon të përmirësojë mbrojtjen e mjedisit në habitatet ujore dhe bregdetare.
Negotiation meetingsToday we discussed the project REEHUB – Regional Energy Efficiency HUB#ItalyAlbaniaMontenegro
Posted by Interreg IPA CBC Italy-Albania-Montenegro on Friday, January 26, 2018
Projekti “REEHUB” – Eficienca Energjetike Rajonale
- Propozuar nga MEI, sot Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, projekti kërkon të përmirësojë eficencën e energjisë në këto tre vende, duke sjellë reduktime të mëdha të kostove të energjisë.
Projekti “SAGOV” – Qeverisja e ndërlidhur e Adriatikut Jugor
- Ky është një projekt i propozuar nga Instituti për Bashkëpunim dhe Zhvillim në Shqipëri dhe synon të përmirësojë koordinimin e rrugëve të transportit, për një rrjet më eficient për qytetarët dhe biznese
Projektet e tjera në listën e fituesve mbulojnë fusha si turizmi, kultura, shëndetësia, transporti, mjedisi, etj.
A.H./SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.