Fjalët që mund t’ju skualifikojnë menjëherë në një intervistë pune

Intervista është përballja e parë që ju do keni në një vend pune, gjithashtu është edhe testimi juaj i parë dhe duhet marrë me shumë seriozitet dhe kujdes.
Intervistuesit mund të lejojnë që një gënjeshtër e bardhë ose një gabim i vogël të kalojë pa shumë pasoja. Sidoqoftë, gjëra të tjera që thoni në një intervistë pune mund t’i japin fund shanseve tuaja menjëherë në vend.
Ju mund të jeni pro në intervistat për punë, por gjithmonë ka një shans që të tregoni më pak nga vetja. Ja disa fjalë të përdorura në intervista që mund t’ju skualifikojnë automatikisht, përveç nëse jeni me të vërtetë me fat.
Çfarë bën kompania juaj?
Pyetje si kjo do t’ju bëjnë të dukeni të pa interesuar kur fare thjesht mund të bëni një kërkim në Google. Bëni një studim të vogël si për kompaninë ashtu edhe për intervistuesin tuaj në mënyrë që të filloni intervistën mbarë.
A jeni i martuar? / A jeni shtatzënë? / Etj.
Asnjëherë mos i bëni intervistuesit ndonjë pyetje personale ose ndonjë gjë që mund të jetë fyese.
Fjalori i pisët apo mallkimet
Të gjithë shajnë apo mallkojnë por intervista do të ishte një nga vendet më të pa përshtatshme për ti përdorur sepse mund të tregojnë jo profesionalizëm por edhe anë të tjera të karakterit tuaj.
Fjalët fyese, seksiste, raciste, etj.
Një intervistë pune nuk është vendi për të shpërthyer mendimet tuaja të diskutueshme ose sensi i humorit. Qëndroni larg temave që mund ta bëjnë intervistën tuaj të pakëndshme, nëse është e mundur.
“Unë dua punën tuaj”
Ju po vendosni veten në këpucët e intervistuesit. Përqendrohuni më pak në punën që ata kanë, dhe më shumë në atë për të cilin jeni duke u intervistuar.
Gënjen te intervistuesi juaj
Mos gënjeni ! Nëse gënjeshtra juaj është e qartë, gjithçka përfundon aty. Nëse nuk është kështu, do të zbuloheni më vonë. Në rastin e intervistimit për një vend pune, ndershmëria është gjithmonë politika më e mirë.
“Unë e di që nuk jam personi më i kualifikuar, por …”
Nëse e thoni këtë, përgjigjja e duhur nga intervistuesi është: “Oh, ti nuk je? Mirupafshim atëherë”.
Intervistuesi mendon se ju jeni mjaft i kualifikuar për të biseduar. Prandaj ndaloni me vetë-zhvlerësimin.
Nebi Xhomaqi / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.