Fjalimet publike: Si të përcillni mesazhin pa e mërzitur publikun?

Të flasësh në publik nuk është aspak e thjeshtë. Jo vetëm që duhet të përballosh emocionet por duhet t’i bësh të tjerët të të dëgjojnë. Për të mbajtur një fjalim në publik duhet ta kesh të strukturuar në mendjen tënde gjithçka për të cilën do të flasësh. Nëse nuk arrini ti strukturoni mirë fjalitë në kokën tuaj atëherë ky fjalim nuk do të ketë asnjë kuptimi. Edhe personave të cilët kanë mbajtur shpeshherë fjalime në publik bëhen nervoz përpara fjalimit të radhës. Kjo është mëse normale, emocionet do të jenë aty gjithmonë por e rëndësishmja është të mësoni ti menaxhoni. Këtu do të gjeni disa këshilla, se si të mbani një fjalim të bukur e si të menaxhoni emocionet tuaja.
- Përcillni mesazhin pa u mërzitur publiku
Mesazhi që ju po përcillni me anë të fjalimit tuaj i dedikohet publikut, e nëse publiku mërzitet gjatë fjalimit tuaj, duhet të kuptoni se nuk jeni hiç gjëkundi. Në momentin që kuptoni se fjalimi juaj po e mërzit publikun përpiquni të ndryshoni tonin e zërit apo të mos e zgjasni shumë fjalimin tuaj.
- Mos lexoni shënime të cilat keni shkruar
Përpara se të mbani një fjalim, sigurisht që duhet ta keni shkruar diku atë për të cilën do të flisni por kur jeni përpara publikut do të ishte mirë të mos lexonit asgjë nga ato çka keni shkruar më përpara. Edhe nëse ju harroni ndonjë pikë të fjalimit pa përmendur nuk ka rëndësi. Njerëzit të cilët po ju dëgjojnë nuk e dini çka kishit përgatitur për të thënë, e nëse po ju dëgjojnë po dëgjojnë pasionin tuaj e jo teorinë.
- Përpiquni të bëni një fjalim argëtues pavarësisht tematikës
Edhe nëse fjalimi që do të mbani është tepër serioz përpiquni të keni disa rreshta të këndshme për ti bërë njerëzit të qeshin qoftë kjo edhe në mënyrë ironike. Hapja dhe mbyllja e fjalimit është e rëndësishme të jeni më të qeta, pavarësisht seriozitetit të tematikës.
- Fjalimet e shkurtra janë më të suksesshme
Fjalimet e shkurtra janë gjithmonë më të suksesshme, kjo teori tashmë është e vërtetuar. Nëse tema për të cilën do të flisni është shumë e gjerë e nuk mund të lini asgjë pa përmendur, përpiquni të krijoni një fjalim i cili i futet në thelb të gjithçkaje, por nuk duhet të zgjateni sepse publiku nuk mund të rrijë i përqendruar shumë gjatë.
- Pas fjalimit tuaj mundësoni pak kohë për “Pyetje dhe përgjigje”
Pas çdo fjalimi është shumë e rëndësishme rubrika “Pyetje dhe përgjigje. Kjo është një mënyrë për të përfshirë më tepër të pranishmit. Publiku mund të ketë çfarëdo lloj pyetjeje, nga më seriozet deri te ato më qesharaket. Ju duhet ti përgjigjeni me qetësi të gjitha pyetjeve e të siguroheni që publiku është i qartë me atë çka ju thatë.
V.Hydi/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.