Fluks emigrantësh për festat e fundvitit. Pika Kufitare Durrës shton sportelet në funksion dhe masat shëndetësore
Autoriteti Portual Durrës nëpërmjet një njoftimi në rrjete sociale ka bërë me dije se fluksi i emigrantëve për festat e fundvitit është rikthyer.
Në këtë mënyrë autoriteti lajmëron se janë marrë masat e duhura për t’iu përshtatur vështirësive që sjell ky fluks.
Tashmë në Pikën Kufitare të Portit të Durrësit po punohet me 20 sportele në funksion, ndër kohë që janë shtuar kontrollet edhe nga ana e Sektorit të Epidemiologjisë në APD për monitorimin e gjendjes shëndetësore të qytetarëve.
“Përveç deklarimeve që qytetarët bëjnë pranë autoriteteve italiane në nisjen e tyre, protokollet shëndetësore aplikohen edhe në mbërritjen e tyre. Këtë të diel, me 3 tragetet e linjave Bari-Durrës dhe Ankona-Durrës, priten rreth 3800 udhëtarë që do të hyjnë në vendin tonë.” – shkruhet më tej në njoftim.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.