Fluks turistësh – Zelanda e Re i takson, rrit edhe tarifën e vizave
Turistët në Zelandën e Re do të ngarkohet me një tjetër taksë, sipas planeve të reja qeveritare të njoftuara të premten për të ndalur fluksin në rritje të turistëve që vijnë nga jashtë. Një taksë prej 25-35 dollarë amerikanë do të vendoset ndaj vizitorëve të huaj nga mesi i vitit 2019, ndërkohë që rritja e çmimeve për tarifat e imigracionit dhe vizat do të hyjnë në fuqi këtë nëntor.
Numri i turistëve është rritur me 1/3 në tre vitet e fundit, ku vetëm në muajin prill shënoi 3.8 milionë vizitorë, në vendin që ka një popullsi vetëm prej 4,7 milionë banorësh.
“Kjo rritje e shpejtë ka ndikuar në kostot dhe disponueshmërinë e infrastrukturës. Shumë rajone po luftojnë për të përballuar fluksin dhe dëmet dhe urgjentisht kanë nevojë për infrastrukturë të rikonstrukturuar, nga pajisjet e tualetit e deri te parkun e makinave”.
Turizmi është një shtyllë kryesore e ekonomisë së Zelandës së Re dhe tatimi i ri pritet të rritet deri në 80 milionë dollarë në vitin e tij të parë, i cili do të ndahet midis infrastrukturës së turizmit dhe nismave për mbrojtjen dhe ruajtjen e mjedisit.
Partia kryesore opozitare Kombëtare pretendon se sistemi i ri taksash do ta bënte Zelandën e Re një destinacion “më pak tërheqës”.
E.Z/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.