Fluturimet e administratës – 17 institucione prokuruan 121 milionë lekë për bileta
Udhëtimet jashtë Shqipërisë të administratës duket se po bëhen gjithmonë e më aktive për aq kohë sa numri i procedurave të tenderimit për blerje biletash ka ardhur në rritje.
Në më pak se tre muaj të këtij viti kemi 17 ministri, institucione varësie apo të pavarur publikë që kanë zhvilluar procedura të ngjashme për blerjen e biletave në transport ndërkombëtar. Procedurat kanë një fond limit të prokuruar që synon që të mbulojë të gjitha udhëtimet deri në 31 dhjetor 2017.
Në total fondi i Prokuruar nga institucionet deri më tani për blerjen e biletave kap shifrën 121 milionë lekë.
Vlerën më të lartë të Prokurimit e zë Ministria e Punëve të Jashtme me 30 milionë lekë e cila ndiqet nga Aviacioni Civil dhe Ministria e Zhvillimit Ekonomik me secila nga 10 milionë lekë si fond limit. Por sa kanë prokuruar institucionet të marra secila më vetë për bileta avioni në 2017.
Agjencia Kombëtare e Turizimit | 7 milionë lekë |
Ministria e Punëve të Jashtme | 30 milionë lekë |
Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave Personale | 2.8 milionë lekë |
Prokuroria e Përgjithshme | 8 milionë lekë |
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë | 8 milionë lekë |
Shërbimi Informativ i Shtetit | 3.3 milionë lekë |
Drejtoria e Patentave dhe Markave | 2.5 milionë lekë |
Kontrolli i Lartë i Shtetit | 11 milionë lekë |
Ministria e Bujqësisë | 6 milionë lekë |
Ministria e Zhvillimit Urban | 6.3 milionë lekë |
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve | 5.9 milionë lekë |
Autoriteti i Konkurrencës | 1.5 milionë lekë |
Albgaz sh. A | 2.2 milionë lekë |
Autoriteti i Aviacionit Civil | 10 milionë lekë |
Ministria e Zhvillimit Ekonomik | 10 milionë lekë |
Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit | 2 milionë lekë |
Ministria e Integrimit | 4.4 milionë lekë |
Nertila Maho/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.