Fluturoi brenda dhe jashtë një vullkani aktiv – Historia e pilotit të Forcave Ajrore Kiliane

Sebastian Alvarez,ish-piloti i Forcave Ajrore Kiliane ka përfunduar fluturimin më ekstrem në karrierën e tij,duke guxuar të fluturojë brenda dhe jashtë kraterit të një vullkani aktiv.
I veshur vetëm me një kostum parashutisti,ai është personi i parë që parë që guxon ta bëjë diçka të tillë,për të cilën Alvarez ka thënë se i është dashur një punë e gjatë përgatitore.
“Gjithçka filloi sepse unë kisha ëndrrën për të fluturuar. Që kur isha fëmijë, thjesht doja të fluturoja dhe në një farë mënyre, e bëra të ndodhte.”,ka thënë ai.
Ekspozimi i parë i Álvarez ndaj adrenalinës që do të formësonte në masë të madhe karrierën e tij erdhi kur ai iu bashkua Forcave Ajrore Kiliane, fillimisht si pilot dhe më pas kur mësoi të hidhej me parashutë.
Ai u hodh nga një helikopter nga një lartësi prej më shumë se 3500 metra e më pas ka fluturuar rreth kraterit të vullkanit.
“Ky është projekti më ekstrem që kam bërë ndonjëherë.Kjo është e sigurt. Sidomos për shkak të të gjithë faktorëve; ishte një vullkan aktiv, ishte në lartësi të madhe, ftohtë, me erë dhe kështu që kishte shumë gjëra për të cilat duhej të kujdesesha.”,ka thënë Alvarez./CNN
VJOLA GREMI/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.