FMN: “Ekonomia globale po rimëkëmbet më ngadalë seç prisnim. Do të mbeten shumë plagë nga pandemia”
Ekonomia globale po rimëkëmbet më ngadalë sesa pritej nga pandemia e koronavirusit dhe do të lërë plagë në ekonomitë e shumë vendeve, sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar.
FMN është vendosur të lëshojë parashikimet e rritjes ekonomike në 24 qershor që “do të jetë, me shumë mundësi, më keq nga sa kishim parashikuar” në prill, edhe pse mbetet “pasiguri e thellë” rreth parashikimeve, tha Gita Gopinath, kryekonomistja e FMN-së në një video e regjistruar në 4 qershor dhe u publikua të Premten si pjesë e Forumit të shtatë vjetor të Politikës Monetare Aziatike.
“Duhet të jemi mjaft të shqetësuar për rrugën e rimëkëmbjes,” tha Gopinath, duke përmendur thellësinë e krizës, nevojën për rialokimin e punës, fillimin e falimentimeve dhe çështjeve të falimentimit dhe ndryshimet në sjelljen e konsumatorit. “Shumë nga këto ndryshore tregojnë për efekte domethënëse.”
Në prill FMN vlerësoi se ekonomia globale do të zvogëlohej me 3% këtë vit – tkurrja më e thellë që nga Depresioni i Madh – dhe parashikoi një rezultat edhe më të keq nëse koronavirusi zgjat ose kthehet. Kjo analizë pa që rritja të kthehej në 5.8% në 2021
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.