FMN, Jens Reinke: Zgjatja e krizës rrezikon ekonominë

Fondi Monetar Ndërkombëtar apelon partitë politike për gjetjen e një konsensusi, duke vlerësuar se zgjatja në kohë e krizës politike do të ketë efekte të pashmangshme tek ekonomia. Në një intervistë për “News 24”, përfaqësuesi i FMN në Tiranë, Jens Reinke deklaron se ata që rrezikohen të parët janë investitorët. FMN mbetet e hapur për të bashkëpunuar me qeverinë që do të dalë nga zgjedhjet e 18 qershorit.
Kreu i FMN nuk komenton premtimet elektorale që bëjnë partitë referuar kongresit të socialistëve dy ditë më parë, por shpreh gatishmërinë e Fondit Monetar për të diskutuar me qeverinë e re me letra të hapura dhe mbi baza reale të gjendjes së ekonomisë.
Z.Reinke, keni ju një mesazh për situatën kritike politike që po kalon vendi dhe cili është impakti që do të ketë në ekonomi?
Patjetër që pasiguria politike ka gjithmonë rrezikun që të ndikojë në ekonomi. Deri më tani duket sikur ekonomia ka shkuar mirë dhe nuk është ndikuar, por padyshim që zgjatja e pasigurisë politike mund të bëjë që individët dhe firmat të rishikojnë vendimet e tyre për investime.
Për intervistën e plotë klikoni këtu
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.