FMN për Eurozonën – “Në vrull, por përballet me shumë rreziqe”
Fondi Monetar Ndërkombëtar deklaroi se rimëkëmbja ekonomike e Eurozonës është në vrull, por nga ana tjetër paralajmëroi vendet që kanë një normë të lartë të borxhit publik.
“Rritja ekonomike e Eurozonës po forcohet dhe po zgjerohet në më shumë vende. Duhet të rinovohet edhe angazhimi për të përfunduar unionin bankar, duke avanncuar me unionin e tregjeve kapitale”, thotë institucioni.
Fondi apelon gjithashtu për kujdes sa i përket normës së inflacionit, që mbetet nën nivelin e kërkuar.
Sa i përket paralajmërimit për vendet që kanë një normë të lartë të borxhit publik në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto, institucioni saktëson se këto vende do të hasen me probleme serioze kur politikat monetare të dalin nga orbita lehtësuese dhe të fillojnë normalizimin.
Fondi ndër të tjera apeloi edhe për rreziqe të tjera që burojnë nga jashtë, si pasiguria që rrethon tregtinë, Brexit apo rreziqet gjeopolitike, duke nënvizuar gjithashtu se, Eurozona përballet me një dobësi dhe imbalancë të rrënjosur mirë.
Roel Korkuti/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.