FMN shkurton projeksionet për Azinë – Përmend rreziqe nga pandemia, zinxhiri i ofertës dhe politikat e FED
Fondi Monetar Ndërkombëtar ka shkurtuar projeksionet e rritjes ekonomike për Azinë këtë vit dhe paralajmëroi për një valë të re të infeksioneve me Covid-19, ndërprerje të zinxhirit të ofertës dhe presione në inflacion, që do rrezikojnë perspektivën. Ekonomia kineze do të rritet me 8% këtë vit dhe me 5.6% në vitin 2022, por rimëkëmbja qëndron e pabalancuar, ndërkohë që vatrat e përsëritura të koronavirusit dhe tkurrja fiskale, po rëndojnë konsumin.
Fondit theksoi se normalizimi i parakohëshëm i politikave apo komunikimet e keqkutpuara nga Rezerva Federale në SHBA, mund të shkaktojnë një dalje të madhe të kapitalit dhe rritje të kostove të huamarrjes tek ekonomitë aziatike në zhvillim. Në raportin rajonal, fondi shkurtojë projeksionet për rritjen ekonomike për Azinë në 6.5%, në rënie me 1.1% nga projeksioni i bërë bë Prill, ndërkohë që rritja në rastet me variantin Delta goditi konsumin dhe prodhimin në fabrika.
Fondi rriti projeksionet për vitin 2022 në 5.7% nga 5.3% që priste në Prill, prej progresit në vaksinime. “Edhe pse azia dhe vendet që lagen nga paqësori qëndrojnë rajoni me rritjen më të shpejtë në botë, divergjenca mes ekonomive të zhvilluar aziatike dhe atyre në zhvillim po thllohet”- bën të ditur raporti i FMN. Sipas fondit, rreziqet janë kryesisht të lidhura me pasigurinë nga pandemia, ndërprerjet në zinxhirin e furnizimeve dhe efektet negative nga normalizimi i politikave monetare në SHBA. Fondi shtoi se India pritet të rritet me 9.5% këtë vit, ndërsa ekonomi të zhvilluara si Australia, Korea e Jugut, Zelanda e re dhe Tajvani, pritet të përfitojnë nga kërkesa e madhe në teknologji dhe lëndë të para.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.