FMN vlerëson rolin e Kinës: Duhet ekuilibër mes rritjes ekonomike dhe uljes së levës financiare
Kina ka luajtur një rol thelbësor në përmirësimin e stabilitetit financiar global në gjashtë muajt e fundit, tregon Fondi Monetar Ndërkombëtar në raportin mbi stabilitetin financiar.
“Autoritetet kineze po vazhdojnë të përshtatin politikat monetare për të limituar rritjen e bankingut hije. Duhet bërë më shumë për të ngadalësuar rritjen e kreditimit dhe reduktuar cënueshmëritë. Progresi i autoriteteve kineze është thelbësor për stabilitetin financiar global”, thotë drejtori tregjeve monetare dhe të kapitalit, Tobias Adrian.
Raporti i Fondit Monetar Ndërkombëtar projekton se sfida e radhës në Kinë do të jetë ekuilibri ndërmjet mbajtjes së një norme të qëndrueshme të rritjes ekonomike dhe uljes së levës financiare.
Fondi rriti projeksionet për ekonomikë kineze më 0.1% për 2017-ën dhe 0.2% për vitin e ardhshëm. Fondi theksoi se në arenën ndërkombëtare, vrulli i aktiviteteve ekonomike është në rritje.
Normat e interesit janë rritur në shumë vende, duke nxitur fitimet në banka dhe kompanitë e sigurimeve. Megjithatë, FMN paralajmëroi edhe për rreziqe.
Nëse presionet e proteksionizmit vazhdojnë të akumulohen, tregtia dhe ekonomia globale do të ndikohen, duke i bërë edhe tregjet financiarë më të cenueshëm.
Klevis Llaha/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.