Fokusi tek shkollat, Veliaj: Investime në qendër dhe periferi
Investimet në shkolla janë vënë në qendër të Bashkisë së Tiranës gjatë këtij viti, ku përfitues nuk do të jenë vetëm nxënësit që jetojnë në zona qendrore të kryeqytetit, por edhe ata në periferi.
Kryebashkiaku Erion Veliaj ishte i pranishëm shkollën 9-vjeçare “Ibrahim Brahja” në Sauk, ku përuroi mjediset e reja sportive të saj, ku theksoi se Muaji shtator do ta gjejë tërësisht ndryshe infrastrukturën e shkollave.
Veliaj u bëri thirrje të rinjve të fokusohen te puna, pasi vetëm në këtë mënyrë do të mund të ecin përpara. Përveç palestrës, shkolla 9-vjeçare “Ibrahim Brahja” ku studiojnë rreth 500 nxënës, është pajisur edhe me sistem ventilimi, si dhe është bërë shtrimi i saj me parket druri, ndërsa është sistemuar edhe oborri.
Elisabeta Dosku/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.