Fond zhvillimi për diasporën – Majko paraqet projektligjin, më shumë ndihmë emigrantëve

Kuvendi ka nisur shqyrtimin në parim të ligjit për diasporën, Drafti u paraqit në Komisionin Parlamentar të Punëve të Jashtme nga Ministri i Shtetit për Diasporën.
Pandeli Majko tha se projektligji parashikon një fond zhvillimi për diasporën, ashtu si dhe krijimin e këshilli koordinues të diasporës për me shume kontakte me Shqipërinë nga ana e emigrantëve.
Paralelisht me ligjin për diasporën po punohet edhe për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, të cilat parashikojnë përfshirjen e shqiptarëve me banim jashtë kufijve në zgjedhjet qendrore dhe vendore.
Lorenc Rabeta/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.